Tjetër masakër me armë në Serbi, 8 të vrarë dhe 13 të plagosur në sulmin e dytë

AKTUALITET


Qindra forca speciale të policisë serbe kanë nisur një aksion për kapjen e një personi të armatosur që vrau të paktën 8 civilë dhe plagosi 13 të tjerë në masakrën e dytë në vendin ballkanik, në dy ditët e fundit.

Ngjarja u regjistruar pak para mesnatën në fshatin Dubona ku autori qëlloi një grup njerëzish me një armë automatike dhe më pas u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.


Sipas Ministrit të Brendshëm autori është identifikuar si 21 vjeçari Uros B. teksa ai ndodhet ende në arrati dhe konsiderohet si tepër i rrezikshëm. Ai dyshohet se ka debatuar me një polic dhe më pas ka qëlluar nga makina.

Policia ka rrethuar zonën ku dyshon se ai fshihet, duke përfshirë në operacion dhe qentë e kërkimit dhe helikopterët.

Ministria e Brendshme konfirmoi për CNN se këtë incident po e trajtojnë si një akt terrorizmi, por nuk specifikuan më shumë detaje.

Kjo ngjarje e rëndë vjen dy ditë pasi Serbia u trondit nga lajmet se një 13-vjeçar hapi zjarr ndaj shokëve të klasës në një shkollë në Beograd. Të shtënat lanë të paktën tetë fëmijë të vdekur, së bashku me një roje sigurie.




Skip to toolbar