13 persona janë arrestuar, 10 prej të cilëve janë lënë në burg, dy në arrest shtëpie dhe një me detyrim paraqitje në Itali me akuzën e trafikut të drogës.
Ky është rezultat i operacionit “Kavanoza”, i kryer mëngjesin e së mërkurës me urdhër të DDA-së së Romës, dhe i kryer në zonat e Latinës dhe Katanias.
13 personat akuzohen për trafik droge, të rënduar nga përdorimi i armëve, zhvatje dhe pastrim parash.
Hetimi lindi nga një sulm me armë, i kryer nga rivalët, në tetor 2020. Nuk u raportua për të lënduar apo të vdekur dhe ngjarja mbeti në heshtje. Karabinierët e komandës Latina kuptuan se një luftë po zhvillohej për kontrollin e zonave të trafikut të drogës në zonën e Pontines, duke kapur gjithashtu disa ngarkesa droge që mbërrinin në Fondi.
Organizata posedonte dhe shiste sasi të mëdha hashashi, marihuane dhe kokaine. Droga që vinte nga Shqipëria ishte gati për t’u shitur në zonën Pontine midis Fondi dhe Terracina, një treg veçanërisht i lulëzuar sipas hetuesve./abcnews.al