Trafikonin armët e ’97, shkatërrohet grupi greko-shqiptar

AKTUALITET


Një grup kriminal greko-shqiptar që merrej me trafikimin e armëve është shkatërruar duke vënë pranga 6 persona dhe shpallur në kërkim 10 të tjerë në Greqi.

Grupi ishte nën hetim prej më shumë se një viti dhe trafiku i armëve kryhej nga Shqipëria drejt Greqisë, përmes kufirit të gjelbër. Vetëm në një vit ky grup kriminal ka trafikuar 122.566 fishekë dhe 4 armë kallashnikov nga Shqipëria drejt Greqisë. Armët siguroheshin nga shqiptarët dhe shumica datonin nga viti 1997 me hapjen e depove të armëve në periudhën e trazirave.

Grupi funksiononte në dy pjesë me grupin e shqiptarëve prej 5 personash, që siguronin armët nga Shqipëria dhe një grup grekësh që bënin transportin e tyre drejt Greqisë përmes një fuoristrade.

Baza e grupit greko-shqiptar ishte një kapanon që mbante ushqim për kafshët  në ishullin e Kretës. Sipas njoftimit të policisë greke grupi kriminal  ka përfituar  232 mijë euro nga trafikimi i armëve dhe shumica e tyre përfundonte në duart e terroristëve.



Skip to toolbar