Tragjedia e familjes Lala, 17-vjeçari Ramë Lala, i vetmi i mbijetuar, drejt Italisë për kurim

AKTUALITET


Familja Lala prej 8 anëtarësh është më e prekura nga tragjedia e tërmetit. Vila e tyre 4-katëshe ku jetonin, u shkatërrua plotësisht pas tërmetit 6.4 duke lënë nën rrënoja të gjithë anëtarët e familjes në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Deri më tani janë nxjerr 7 trupa të familjes Lala me të vetmin të mbijetuar Ramë Lala, 17-vjeçari, i cili është dërguar për kurim drejt Italisë për shkak të problemeve me shtyllën kurrizore. Ndërkohë nga rrënojat e vilës 4-katëshe pritet të nxirret edhe xhaxhai Ilir Lala, ndërsa ekipet e shpëtimin kanë pak shpresa për ta gjetur të gjallë.

Gjatë pasdites së 28 nëntorit u nxorën edhe trupat e pajetë të dy binjakëve 2 vjeç Dionis e Dionisa Lala, djalit 6 vjeç Emilio Lala dhe nënës së tyre Marjeta Lala 31 vjeçe .



Skip to toolbar