Tragjedia në Etiopi, gabimi tek software i avionit

Më të fundit


Disa javë pas rrëzimit të avionit Boeing 737 Max në Etiopi ka dalë edhe raporti i parë hetimor lidhur me ngjarjen e rëndë.

Avioni i rrëzuar më 10 mars, ku humbën jetën 157 persona që ndodheshin në bordin e tij, vendosi nën presion të madh prodhuesin amerikan të avionëve Boeing dhe Autoritetin Amerikan të Aviacionit, FAA.


Më herët u diskutua se mund të ishte një faj i pilotëve që shkaktoi rrëzimin e tij, por duket se raporti hetimor ka hedhur poshtë këtë ide duke treguar se gabimi ka ndodhur në një software të avionit.

‘Pilotët i kanë respektuar të gjitha rregullat, aksidentin dyshohet se solli një gabim i software-it të tij. Pjesa ballore e avionit ka pasur një shtypje dhe duhet të kryhet një kontroll i sistemit të avionit nga prodhuesit e tij.”- thuhet në deklaratë.

Më herët edhe një avion Boeing 737 Max në Indonezi është rrëzuar duke bërë që vende të ndryshme të botës të marrin masa duke ndaluar përkohësisht fluturimet me të tillë avionë.




Skip to toolbar