33 eurodeputetë propozojnë Tspiras dhe Zaev për Nobelin e Paqes

Më të fundit


Kryeministri grek Alexis Tsipras dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev janë dy kandidatët potencialë për të fituar këtë vit Nobelin për Paqen.

Janë plot 33 eurodeputetë të Parlamentit Europian që i janë drejtuar me një letër propozim Komisionit të Çmimeve “Nobel”, me anë të të cilit kërkojnë që kandidatët për vitin 2019 të jenë kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev. Ata vlerësohen për nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës, për dakordësinë e arritur për emrin e ri të Maqedonisë së Veriut dhe për zgjidhjen e problemeve përmes dialogut dhe paqes.


Mësohet se eurodeputetët i përkasin 16 vendeve të ndryshme të BE-së dhe vijnë nga  6 grupime politike të Parlamentit Europian.

Eurodeputetët gjithashtu theksojnë në letrën e tyre se “ky çmim do të inkurajojë vendet e tjera me dallime shumë të ndërlikuara etnike, për të ndjekur shembullin Tsipras -Zaev”.




Skip to toolbar