Tragjike në SHBA, shqiptari vret gruan, dhunon prindërit e tij dhe rrëmben të bijën 

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është shënuar në Clearwater, Florida pasi një 8-vjeçare u raportua e zhdukur. Renato Muhaj 34 vjeç ka vrarë nënën e vajzës së tij Suela Saliajn 32-vjeç.

Rrëmbyesi i vajzës ishte vetë shqiptari i cili përpos rrëmbimit akuzohet për vrasje të shkallës së parë.


SI NDODHI NGJARJA?

Policia thotë se Muhaj ka goditur të dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë. Të dy prindërit u shtruan në spitalin Morton Plant pas incidentit, thuhet në mediat lokale të lajmeve.

Muhaj u shpall në kërkim pas ngjarjes por e tradhtoi një biletë parkimi të cilin ai e kishte marrë në krahinën e Pinellas në shtator 2022. Të dhënat e biletës treguan apartamentin ku ai banonte.

Kur kanë hyrë në banesën e Muhajt, oficerët kanë gjetur të vdekur nënën e vajzës së tij Suela Saliajn. Por asnjë shenjë të 8-vjeçares Alesia e cila ishte rrëmbyer nga i ati.

Policia e gjeti 8-vjeçaren brenda pak orësh dhe e dërgoi tek familjarët e saj. Muhaj u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.




Skip to toolbar