Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë ku një trajler është përplasur me një autobus dhe si pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja dhe janë plagosur 2 persona të tjerë.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “kthesa e gomave”. Një automjet trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, ka humbur kontrollin si pasojë e lagështirës dhe ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan. Si pasojë e aksidentit e moshuara R.H. 82 vjeçe ka ndërruar jetë, si dhe janë lënduar lehtë dy pasagjeret e tjera në autobus, D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.