Trajleri përplas autobusin, vdes pasagjerja, plagosen dy të tjerë

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë ku një trajler është përplasur me një autobus dhe si pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja dhe janë plagosur 2 persona të tjerë.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “kthesa e gomave”. Një automjet trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, ka humbur kontrollin si pasojë e lagështirës dhe  ka goditur  autobusin  me drejtues shtetasin Th.K., banues  në Elbasan. Si pasojë e  aksidentit e moshuara R.H. 82 vjeçe ka ndërruar jetë,  si dhe janë lënduar lehtë dy pasagjeret e tjera në autobus, D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën.


Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.




Skip to toolbar