Brescia u rikthye në Serinë A pas tetë sezonesh, duke bërë një hap të rëndësishëm cilësor. Skuadra pati sukses në Serinë B duke e dominuar atë nga fillimi deri në fund, ndërsa pjesë e këtij suksesi ishte dhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj.
Ky i fundit ka bërë paraqitje të shkëlqyera, duke dhënë kontributin e tij për ngjitjen e ekipit në elitën e futbollit italian. Brescia nuk ka kohë për të humbur, ndaj ka nisur të mendojë për planet në Serinë A.
Presidenti i klubit konfirmojë se në krye të Brescias edhe për sezonin në Serinë A do të qëndrojë trajneri Eugenio Corini, teksa në detyrë do të mbetet dhe drejtori Sandro Tonali.
Ky është vetëm hapi i parë, pasi tani klubi ka filluar të mendojë dhe për lojtarët. Lojtarët e konfirmuar për sezonin e ardhshëm janë: Simone Romagnoli, Daniele Dessena dhe Alfredo Donnarumma, ndërsa mbetet për të kuptuar se çfarë do të bëjnë Nicolas Spalek, Emanuele Ndoj dhe Ernesto Torregrossa.
Disa klube kanë shfaqur interes për lojtarët e sipërpërmendur, teksa mesfushori shqiptar, Emanuele Ndoj, është në listën e Sampdorias dhe Fiorentinës. Dy klube të cilat janë në Serinë A dhe synojnë të përfitojnë nga shërbimet e mesfushorit shqiptar.