Mëngjesin e kësaj të enjte, qyteti i Bulqizës është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Si pasojë e një konflikti mes dy të rinjve, ka mbetur i vdekur një 20-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku raportohet se dy të rinj, një 22 vjeç dhe viktima 20 vjeç, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
22-vjeçari me inicialet, F.K., ka qëlluar të riun tjetër me thikë, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bulqizës, ndërsa paraprakisht mësohet se konflikti ka qenë i çastit, ndërsa ende nuk bëhet i ditur motivi i tij.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, 20-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t`i shpëtojë plagve. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka bërë identifikimin e autorit dhe ka nisur punën për kapjen e tij.
Vijon…