Dhunuan policinë, pranga babë e bir në Bulqizë. Djali tjetër në kërkim

Policia e Bulqizës vuri në pranga dy shtetas, babë e bir, të cilët u konfliktuan fizikisht me një tjetër shtetas në qytetin e Buqlizës. Në pranga janë vënë shtetasit me inicialet L.G., 61-vjeç dhe djali i tij A.G., 31 vjeç. Në konflikt ndërhyri dhe djali tjetër i 61-vjeçarit, shtetasi me inicialet A.G., i cili është shpallur në kërkim.


Ngjarja në Qytetin e Ri, Bulqizë!

Në orët e vona të mbrëmjes në Qytetin e Ri, Bulqizë, policia është njoftuar se disa shtetas ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, pas një grindje të çastit. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, si dhe kanë bërë shoqërimin për në Komisariat të personave të përfshirë në konflikt.

Në momentet e shoqërimit të shtetasve L. G., 61 vjeç dhe djalit të tij A. G., 31 vjeç, ka ndërhyrë 29-vjeçari A. G. (djali tjetër i shtetasit L. G.) duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Në ndihmë të patrullës kanë ardhur shërbime të tjera të Komisariatit të Policisë. 29-vjeçari A. G. duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet, ndërsa dy shtetasit e tjerë, babë e bir, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve L. G., 61 vjeç dhe djalit të tij shtetasit A. G. 31 vjeç, si dhe u shpall në kërkim 29-vjecari A. G., për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.


Kapet me drogë djali i bashkiakut në Bulqizë

Policia e Shtetit dhe forca e posaçme “Shigjeta 2” arrestoi në datën 26 tetor shtetasin me inicialet E.A., 19 vjeç, pasi iu gjetën 5.5 gramë lëndë narkotike. 19-vjeçari është djali i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla. I riu është arrestuar të shtunën, por lajmi u publikua vetëm këtë të hënë. Ndërkohë, sipas njoftimit të policisë, i riu akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


“Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. A., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 26.10.2019, gjatë pasdites, në rrugën “Jusuf Vironi”, Tiranë, nga punonjësit e Policisë të Seksionit të Forcës së Posaçme “SHIGJETA 2”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ështe ushtruar kontroll ndaj shtetasit E. A., gjatë të cilit, iu gjet një sasi prej 5.2 gr. lëndë e dyshuar narkotike. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit E. A., për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.


Rrihte fëmijën dhe ish gruan, pranga burrit

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijës së mitur dhe ish bashkëhsortes së tij në mënyrë të përsëritur. Edhe pse çifti ishte ndarë, kjo nuk e ka shpëtuar gruan nga dhuna sistematike e 43-vjeçarit, i cili përfundoi në prangat e policisë.


Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë, ku shtetasi me iniciale I.M., 43 vjeç, në gjendje të dehur dhunonte djalin e tij të mitur dhe ish gruan.

Pas denoncimit, policia shkoi në banesën e 43-vjeçarit duke e arrestuar. Ai do të përballet me akuzat e dhunës në familje në gjykatën e Dibrës.


Bulqizë, gjendet e mbytur në lum një 32-vjeçare

Një 32-vjeçare është gjetur e mbytur në lumin e Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të martës, ku mendohet se 32 vjeçarja ka rënë aksidentalisht në lum duke humbur jetën. Policia sqaron se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime, duke vërtetuar se mbytja ka qenë aksidentale.


Shtetasja M.F., 32 vjeç nga Bulqiza, dyshohet të ketë rënë në lum rreth orës 21:30, ndërsa trupi i saj u gjet nga kalimtarët mëngjesin e të mërkurës.


Tronditet Bulqiza, vritet me thikë 20-vjeçari

Mëngjesin e kësaj të enjte, qyteti i Bulqizës është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Si pasojë e një konflikti mes dy të rinjve, ka mbetur i vdekur një 20-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku raportohet se dy të rinj, një 22 vjeç dhe viktima 20 vjeç, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.


22-vjeçari me inicialet,  F.K., ka qëlluar të riun tjetër me thikë, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bulqizës, ndërsa paraprakisht mësohet se konflikti ka qenë i çastit, ndërsa ende nuk bëhet i ditur motivi i tij.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, 20-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t`i shpëtojë plagve. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka bërë identifikimin e autorit dhe ka nisur punën për kapjen e tij.

Vijon…


Bulqizë, hidhet në erë me eksploziv një ekskavator

Një ekskavator është hedhur në erë gjatë natës në Bulqizë, për arsye ende të panjohura. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Ekskavatori është në pronësi të shtetasit me iniciale V.N., ndërsa po punohet për arsyet e vendosjes së eksplozivit dhe autorit.


Policia po heton në pista të ndryshme në lidhje me konfliktet e mundshme të personit të sulmuar si dhe nëse ai ka ndonjë të kaluar të dyshimtë që mund të nxisin sulmet dhe kërcënimet personale.


U gjet i pajetë me plumb në kokë, zbulohet identiteti i 30-vjeçarit nga Bulqiza

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten pasdite kur një 30 vjeçar është gjetur i pajetë me një plumb në kokë në Bulqizë.


Viktima është identifikuar dhe quhet Ernit Dani, 30 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së premtes ku familjarët e gjetën 30-vjeçarin me plumb në kokë.

Ai mbërriti pa shenja jete në spital. Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje, nëse e kanë vrarë apo i riu ka kryer vetëvrasje. Kjo mbetet për t’u konfirmuar pas hetimeve nga policia.


Abuzuan me detyrën, procedim penal ndaj tre inspektorëve në Bashkinë e Bulqizës

Tre inspektorë të Bashkisë së Bulqizë janë proceduar penalisht nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Punonjësit me iniciale  B.Ç, 25 vjeç Kryeinspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe dy inspektorët A.T, 42 vjeç dhe E.A, 24 vjeç kanë lejuar ndërtimet pa leje në hapësirat publike dhe me dakordësi të plotë nuk kanë pranuar të marrin masa për prishjen e tyre. Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim.



Gjithashtu edhe 3 persona të tjerë po ndiqen në gjendje të lire në Mat, nën akuzën e prerjes së paligjshme të pyjeve. Policia po ndjek në gjendje të lirë shtetasit S.V, 48 vjeç, pronar i një subjekti për shfrytëzim pyjesh, B.L, 47 vjeç dhe M.D, 60 vjeç. Policia ka sekuestruar edhe 18 metër kub lëndë drusore, pasi nuk dispononte  dokumentacion  për transport të lëndës drusore, faturë  shoqërimi të mallit, si dhe nuk kishte faturë të rregullt për prerjen e pyjeve.


Bulqizë, makina del nga rruga, plagosen anëtarët e një familje

Një aksident rrugor me makinë ka çuar në plagosjen e një familje, në aksion Bulqizë-Peshkopi.


Makina me të cilën po udhëtonin familjarët ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Si pasojë kanë mbetur të plagosur disa anëtarë të familjes, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit Danjel Dako, 35 vjeç.

35-vjeçari është dërguar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, ndërkohë që pjesëtarët e tjerë të familjes kanë marrë plagë të lehta.


Atentat në Bulqizë, plagoset një person, shpallen në kërkim dy vëllezër

Një shtetas me inicialet B.D., 41 vjeç, ka mbetur i plagosur mesditën e të dielës në Bulqizë, pasi është qëlluar me armë zjarri nga dy shtetas të tjerë.


Sipas Policisë së Bulqizës, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në vendin e quajtur “Unaza e Re” në Bulqizë, teksa dyshohet se autor të këtij atentati janë dy vëllezër. Sipas policisë shtetasit me inicialet A.T., 26 vjeç dhe M.T., 32 vjeç, janë shpallur në kërkim.

Sakq, i plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizë ku ka marrë mjekimet e nevojshme, teksa mësohet se plaga e shkaktuar prej goditjes me armë, nuk është me pasoja për jetën.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur  për motive të dobëta. Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona për kapjen e tyre.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake.