Trump bojkoton Kongresin, Shtëpia e Bardhë: Keni nisur një proces të padrejtë

BOTA


Shtëpia e Bardhë deklaroi se nuk do marrë pjesë në seancat dëgjimore të Kongresit Amerikan, ku do të diskutohet pikërisht për shkarkimin e presidentit Trump.

Nëpërmjet një letre dërguar kreut të komitetit gjyqësor të Kongresit, këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë e cilëson hetimin për shkarkim të nisur nga demokratët si krejtësisht të padrejtë.


“Ne nuk shohim asnjë arsye për të marrë pjesë, pasi procesi është i padrejtë. Nuk na është dhënë një mundësi e barabartë për të marrë pjesë, pasi rezultati është i paracaktuar dhe ndër të tjera ata nuk do të na japin ne mundësinë për të thirrur dëshmitarë”-thuhet në letrën dërguar kongresit amerikan.

Kreu i komitetit gjyqësor të kongresit ndërkohë u shpreh i zhgënjyer pas kësaj letre, duke u shprehur në një deklaratë se: “Populli amerikan meriton përgjigje nga Presidenti Trump”.




Skip to toolbar