Ushtria amerikane ka shenjëstruar grupin militant ISIS në Somali, pas një urdhri të presidentit Donald Trump.
Sulmet nuk rrezikuan civilët, teksa Trumpi, përmes një reagimi në rrjetet sociale, deklaroi se SHBA do i gjejë dhe do i vrasë terroristët e ISIS.
“Këtë mëngjes urdhërova sulme ajrore të sakta ushtarake ndaj Planifikuesit të Lartë të Sulmit të ISIS-it dhe terroristëve të tjerë që ai rekrutoi dhe udhëhoqi në Somali. Këta vrasës, të cilët i gjetëm të fshehur në shpella, kërcënuan Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë. Sulmet shkatërruan shpellat ku ata jetojnë dhe vranë shumë terroristë pa dëmtuar në asnjë mënyrë civilët.
Ushtria jonë ka shënjestruar këtë Planifikues të Sulmit të ISIS-it për vite me radhë, por Biden dhe miqtë e tij nuk do të vepronin aq shpejt sa për të përfunduar punën. Unë bëra! Mesazhi për ISIS-in dhe të gjithë të tjerët që do të sulmonin amerikanët është se “NE DO TË JU GJEJMË DHE DO TË VRASIM!”, shkruan Trump në Truth Social./abcnews.al