I dyshuari për të shtënat me armë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington del këtë të hënë para gjykatës.
31-vjeçari Cole Tomas Allen, nga Torrance, Kaliforni, pritet të akuzohet zyrtarisht sot për sulm ndaj një oficeri federal dhe përdorim të një arme zjarri gjatë një krimi dhune. Padi të mëtejshme federale do të vijnë më vonë, tha prokurori i përgjithshëm në detyrë i Shteteve të Bashkuara, Todd Blanche.
Autori duket se kishte në shënjestër zyrtarë të administratës së Donald Trump. Megjithatë presidenti amerikan nuk i shpreh i shqetësuar në një intervistë për 60 minutes.
“Nuk isha i shqetësuar. E kuptoj jetën. Jetojmë në një botë të çmendur. Shumë njerëz të zbatimit të ligjit, shumë të fortë, fizikisht të fortë dhe vërtet tërheqës, kalojnë nëpër ato dyer. Dhe sinqerisht, më bërne të ndihem shumë i sigurt. Askush nuk do t’u kalonte pranë” thotë ai.
I pyetur për rendin e ngjarjeve – në të cilat JD Vance u nxor me nxitim nga dhoma i pari – Trump tha se ai vetë “nuk po ua bënte të lehtë” agjentëve të Shërbimit Sekret ta evakuonin atë nga dhoma, duke dashur të shihte çfarë po ndodhte.
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për një dokument të shkruar që besohet të jetë i lidhur me të dyshuarin, Cole Allen, ku thuhet se ai donte të shënjestronte anëtarët e administratës Trump “nga rangu më i lartë tek më i ulëti”.
Gjatë intervistës në 60 Minutes, Trump u frustrua me gazetaren pasi ajo pyeti për përmbajtjen e raportuar të shkrimeve, të cilat përfshijnë një referencë për një “pedofil, përdhunues dhe tradhtar”.
Trump e cilësoi pyetjen të turpshme, pasi ai nuk është asnjë nga këto gjëra.
“E lexova manifestin. Ai është një person i sëmurë. Por duhet t’i duhet tw kesh trup që e lexon sepse unë nuk jam asnjë nga ato gjëra. “Unë nuk jam përdhunues. Unë nuk jam pedofil”- u shpreh ai.
