Trump merr zëdhënësen e Melanias

AKTUALITET


Pas largimit nga posti i zëdhënëses të Sara Sanders, Presidenti Trump nuk ka shkuar shumë larg për të gjetur një emër tjetër, por ka marrë zëdhënësen e bashkëshortes së tij. Bëhet fjalë për Stephanie Grisham, zëdhënësja kryesore e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara. Ajo tashmë ka marrë postin e sekretares së re të shtypit të Shtëpisë së Bardhë.

Melania Trump bëri njoftim në Twitter, duke thënë se ajo “nuk mund të mendojë për ndonjë person tjetër më të mirë për t’i shërbyer administratës dhe vendit tonë.”


Presidenti Donald Trump njoftoi në fillim të muajit se sekretarja e shtypit prej një kohe të gjatë, Sarah Sanders, po planifikonte të largohej.

“Sarah Huckabee Sanders jonë e mrekullueshme do të largohet nga Shtëpia e Bardhë në fund të muajit dhe do të kthehet në shtetin e madh të Arkansasit,” tha Presidenti Trump në Twitter. “Ajo është një person shumë i veçantë me talente të jashtëzakonshme, që ka bërë një punë të pabesueshme!”

Zonja Sanders e cilësoi detyrën e saj si Sekretare Shtypi e Shtëpisë së Bardhë, si “nderin e jetës së saj”, duke shtuar se: “E kam dashur çdo minutë të punës sime – madje edhe minutat e vështira”.




Skip to toolbar