Presidenti amerikan Donald Trump ka vizituar vijën kufitare që e ndan me Meksikën, nga ku ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e tij në lidhje me mbylljen e kufirit.
Trump tha se Meksika po ndihmon në uljen e fluksit të emigranteve nga Amerika Qendrore, por sërish nëse kërcënimi vjen në rritje do të mbyllim kufirin ose do të vendosim tarifa ndaj mjeteve që kalojnë nga Meksika drejt SHBA-ve.
“Po jua përsëris se do ta mbyllim (kufirin) nëse do të jetë e nevojshme, si dhe do të vendosim tarifa ndaj automjeteve që prodhojnë në Meksikë. Megjithatë, Meksika po bën një punë shumë të mirë dhe dua të falënderoj presidentin meksikan.”- tha Trump
Ai foli gjithashtu edhe për sistemin e emigracionit duke theksuar se nuk ka më hapësira dhe është i mbingarkuar.