Benzema i jep fitoren Realit

Më të fundit


Madrilenët vendosin rekord negativ në ndeshjen e sotme

real Madrid ka fituar këtë të shtunë ndaj Eibar, duke përmbysur rezultatin. Skuadra e Zidane nuk e nisi mirë takimin, pasi u ndëshkua e para nga miqtë, të cilët shënuan me Cardonan në minutën e 39`.

Madrilenët kanë arritur të sigurojnë tri pikët falë Karim Benzema, i cili ka shënuar të dy golat e vendasve (59′, 81′).


Pavarësisht fitores, Real Madrid ka regjistruar një statistikë negative sot pasi ka pësuar golin e 62 në ndeshjet e këtij sezoni të luajtura në të gjitha kompeticionet, më shumë se çdo skuadër tjetër e La Liga-s.

Nuk ka qenë një ditë e mirë as për Gareth Bale, i cili është vërshëllyer nga tifozët tri minuta pas fillimit të takimit pasi ka gabuar kontrollin e topit.

Kjo fitore e ka ndihmuar ekipin e Zidane të shkojë dy pikë larg Atletico Madrid-it të vendit të dytë, që do të luajë mbrëmjen e sotme në fushën e Barcelona-s




Skip to toolbar