“Reforma Zgjedhore s’do sjellë asgjë”, Manjani: S’kuptoj pse opozita mbron sistemin

POLITIKË


“Reforma Zgjedhore që do të miratojnë palët me konsensus nuk prodhon asgjë por është diçka formale e cila thjesht sa do të shtyjë edhe zgjedhjet e ardhshme”. Kjo ishte deklarata e ish ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani në emisionin “Real Story” në News 24, i cili shtoi se partitë kryesore politike me atë tryezë, po kërkojnë të fitojnë kohë dhe se ajo tryezë konsensusi nuk do të sjellë asnjë ndryshim.

Manjani shprehet se nuk pret që së shpejti të ndodhin zgjedhje të parakohshme, por shfaq habinë e tij se pse opozita kërkon të mbrojë sistemin zgjedhor aktual, që më shumë kjo gjë i vlen PS-së.

 ‘’Unë besoj që në këtë kontekst vendi kishte për një rikthim, tensioni nuk është gjë e mirë. Partitë kryesore politike në vend nuk kërkojnë të fitojnë kohë. Nuk besoj që do të bëjnë një Reformë Zgjedhore për të lënë mend, është gjë formale, nuk do të zgjidhin votën e emigrantëve apo shit- blerjen e votës. Asgjë s’do bëhet domethënë. E kam bindje që në tërësi sistemi zgjedhor është  i vjedhur dhe do të vendoset një arne t’i shtyjmë këto zgjedhje dhe palët vijojnë të njëjtat lojëra. Shkohet edhe deri tek faktet që Basha ka paguar rusët, Rama ka shkuar tek rusët pra disa përralla. Flitet për zgjedhjet të parakohshme për të cilat jam skeptik nëse nuk ka disa kushte. E kam thënë që për arsye rastësore por jo thelbësore. Rama nuk e di çfarë do të ndodhë pas dy muajsh. Nuk janë kushtet e Bundestag gjëja më kryesore dhe presion i madh për qeverinë. Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë lëvizje surprizë. PS do ta mirëpriste sistemin më shumë se opozitë”, tha Manjani.



Skip to toolbar