Mario Meshini, një prej të arrestuarve për vrasjen e Devi Kasmit, është lënë i lirë nga Gjykata e Tiranës. Mario Meshini qëndroi disa muaj në burg, ndërsa arrestimi erdhi pas zbardhjes së tabulateve telefonike në telefonin e Kasmit duke u akuzuar si bashkëpunëtor në vrasje. 25-vjeçari ka pasur miqësi me viktimën dhe ka përjashtuar çdo përfshirje të tij në ngjarjen kriminale.
Devi Kasmi, 41 vjeç, u vra me disa plumba në kokë dhe trup në derën e shtëpisë së tij, ndërsa disa persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjes. Vrasja ka dyshime se ndodhi për prishje të pazareve të drogës në Francë dhe Spanjë, ndërsa ekzekutor ka qenë një shtetas grek.