U gjet i vdekur në një pyll në Itali, vijojnë hetimet për jetën e dyfishtë të 39-vjeçarit shqiptar

AKTUALITET


Autoritetet italiane vijojnë hetimet për vdekjen misterioze të shqiptarit Bledar Dedja në një pyll në Treviso. 39-vjeçari shqiptar u gjet i vdekur me mbi 20 plagë, ku dyshohet se vdekja e tij erdhi si pasojë e një jetë të dyfishtë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Dedja kishte dy telefona, njërin prej të cilëve e përdorte për takime të fshehta. Njësia speciale Ris e mbërritur nga Parma do të nisë ekzaminimin e rrobave që mbante veshur dhe që u gjetën në vendin e vrasjes ashtu sikur makinën, çelësat origjinale të së cilës nuk janë gjetur ende. Hetuesit dyshojnë se 39-vjeçari kishte një takim me vrasësin. Për këtë arsye aktualisht po analizohet aparati i dytë celular që ishte në pronësi të tij.

Ka mundësi që 39-vjeçari e ka përdorur këtë telefon për të krijuar njohje të reja në aplikacionet për takime. Telefoni është me pin dhe për ta zhbllokuar është duke u marrë një ekspert. Po sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, bashkëshortja e Bledar Dedjas me të cilën kishte 2 fëmijë kishte dyshimet e saj për jetën sekrete të bashkëshortit. Ndaj disa vite më parë kishte pajtuar një detektiv privat për të mësuar të vërtetën.



Skip to toolbar