“Vëlla nuk mundem më, amanet fëmijët”, 41 vjeçarja në Berat i jep fund jetës me fotoksinë pas debatit në telefon me bashkëshortin

AKTUALITET


Një 41-vjeçare nga fshati Bilçë të Beratit i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku viktima Shpresa K.,pasi ka pirë fostoksinën, ka marrë vëllain në telefon dhe i ka thënë “nuk mundem më vëlla,amanet fëmijët”.


Pas kësaj vëllai ka mbërritur menjēherë në banesën e motrës dhe e ka gjetur në gjendje kritike. Ai e ka dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku gjeti vdekjen 15-minuta pas mbërritjes.

Mësohet se gruaja kishte pirë 3 kokrra fostoksinë, pas një debati në telefon me bashkëshortin e saj, Çlirim K.,i cili prej një viti jeton në Senalik të Greqisë.

Ende është mister shkaku i vetëhelmimit të nënës së dy fëmijëve, ndërkohë që në lajmërinin e vdekjes nuk përmendet emri i bashkëshortit, vetëm prindërit, vëllai dhe fëmijët.

Burime brenda familjes pohojnë se 41-vjeçarja ka kërkuar në momentet e fundit të jetës ta varrosnin në fshatin Banaj, pranë familjes së saj.




Skip to toolbar