36 kilogramë kanabis sativa u sekuestruan nga policia kufitare e Qafë Botës, e fshehur në një makinë që po tentonte ta transportonte atë drejt Greqisë. Automjeti tip ‘Peugeot’ me targë AA109ZD në pronësi të shtetasit me inicialet E.K. është kaluar për kontroll në vijën e dytë pasi kishte dyshime se brenda saj ishte fshehur lëndë narkotike.
Nga kontrolli rezultoi se në vendin e gomës rezervë ishte adoptuar një hapësirë ku u gjetën disa pako me lëndë narkotike me peshë 36 kg.
Në pranga ra drejtuesi i mjetit 36-vjeçari nga Saranda me iniciale E.K., ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e personave të përfshirë në trafikimin e drogës.