“Lobimi rus”, Ristani: Akuzë e montuar politikisht

AKTUALITET


Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ishte një nga tre të akuzuarit për lobimin rus. Ndryshe nga Basha, Ristani ishte i pranishëm në seancën gjyqësore që u mbajt të hënën në Gjykatën e Tiranës. Pasi u shpall i pafajshëm, ish-numri dy i PD foli për mediat, duke i cilësuar akuzat “të montuara politikisht”.

“Fakti nuk ekziston, veprimet e kryera nuk janë të rrezikshme por janë normale dhe të bazuara në ligj. Për këtë arsye gjykata vendosi të pushojë çështjen. Prokuroria në këtë rast është një rast i pastër për t’i treguar publikut si shndërrohet një organ i drejtësisë kur frustrohet nga dhuna politike. Prokuroria kërkoi dy gjëra më pas vjen edhe një urdhër i tretë që përjashtonte një prej prokurorëve, pra një çorganizim. Akuzë e montuar politikisht. Kanë qenë veprime totalisht ligjore nga ana e PD. Sado që të ndikojmë tek drejtësia gjithmonë do ketë njerëz që do japin drejtësi. Drejtësia është ajo që i mungon këtij vendi. PD ka paguar para që rrjedhin nga buxheti i saj dhe që rrjedhin nga KQZ”, deklaroi Ristani.


Por prokuroria mund ta anikojmë vendimin e gjykatës. Ristani u shpreh se nuk e di se si do të veprojë prokuroria, por deklaroi se brenda sistemit të drejtësisë “ka njerëz të përgjegjshëm”.  “Unë parashikoj që njerëzit e drejtësisë do të japin drejtësi dhe që brenda prokurorisë ka njerëz të përgjegjshëm. Falsifikim me mosveprim është një akuzë që dhe një studenti t’ia thuash… A mund të ketë logjikë normale? Erdha sepse në karrierën time këtë sallë e kam parë nga pozicioni i gjykatësit e avokatit kisha kuriozitet ta shikoja dhe si i akuzuar”, u shpreh Ristani.




Skip to toolbar