U ndërtua pa leje, Prokuroria sekuestron vilën 2-katëshe në Petrelë

AKTUALITET


Prokuroria e Tiranës sekuestron një tjetër vilë 2-katëshe në Petrelë, pasi dyshohet se u ndërtua pa leje. Vila është në pronësi të Xhevdet Çelikut.

Në sajë të këtij procedimi në mars të këtij viti, u morën të pandehur 10 persona, pasi ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara të cilat u sekuestruan nga Prokuroria e Tiranës.

Vilat, në zonën e Mulletit, janë pajisur formalisht me leje rindërtimi, por sipas hetimit të prokurorisë, ka rezultuar se dokumetacioni tekniko ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rreme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë./abcnews.al



Skip to toolbar