U nis për te gjyshërit, fëmija humb jetën në aksident. Arrestohet autorja

AKTUALITET


Një 51-vjeçare përfundoi në pranga, pasi aksidentoi për vdekje një fëmijë 5 vjeç në aksin rrugor Elbasan- Peqin. Gruaja me iniciale K.L., gjatë drejtimit të mjetin tip “Fiat” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, në të cilin ndodhej drejtuesi me iniciale H.S. dhe fëmija i tij 5-vjeçar me iniciale L.S.

I ati së bashku me fëmijën ishin nisur nga Durrësi drejt Peqinit për të çuar 5-vjeçarin të takonte gjyshërit e tij, por ky udhëtim përfundoi në mënyrë tragjike për fëmijën.


Nga aksidenti humbi jetën 5-vjeçari dhe mbeti e plagosur lehtë autorja e aksidentit. Shkak i përplasjes tragjike ishte mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga 51-vjeçarja.




Skip to toolbar