U përfshi në një skandal seksual, prezantuesi Huw Edwards largohet nga BBC

BOTA


Prezantuesi i lajmeve në BBC, Hugh Edwards, ka dhënë dorëheqjen. BBC shkruan se pas 40 vitesh shërbimi, Huw ka shpjeguar se vendimi i tij është marrë në bazë të këshillave mjekësore nga mjekët e tij.

Megjithatë nëntë muaj pasi emri i tij u përfshi në një skandal që përfshinte fotografitë e pahijshme të një të mituri.


Fillimisht në rrjetet sociale pati spekulime lidhur për identitetin e prezantuesit, por më vonë ishte gruaja e Edwards, që konfirmoi se ai është personi në fjalë.

Në një deklaratë të dhënë në atë kohë, ajo tha se Edwards, u përball me probleme serioze të shëndetit mendor dhe se për këtë nisi të merrte mjekime.




Skip to toolbar