Bilardo/ Julian Xhafa shpallet kampion i Shqipërisë, sportisti nga Fieri triumfon në turneun me 9 gurë

Më të fundit


Ishte padyshim, një turne i fortë. Gjatë fundjavës, u mbajt në “Sallën e Bilardos” në kryeqytet, kampionati kombëtar i këtij sporti në disiplinën me 9 gurë.

Pas dy ditësh konkurrimi të ashpër, me pjesëmarrje të disa prej sportistëve më të mirë në Shqipëri, titullin e fitoi Julian Xhafa, me bilardistin nga Fieri triumfoi në finalen ndaj Kushtrim Prengës me rezultatin e ngushtë 9-7.


Sipas informacionit të Federatës Shqiptare të Bilardos dhe Snukerit, në kampionat morën pjesë edhe sportistë të rinj, por edhe disa nga emrat e njohur në vend dhe në rajon. Mjafton të thuhet se një ish-kampion si Ermal Dyli u eliminua në çerekfinale, ashtu si edhe Edmond Zaja.

Në gjysmëfinale u përballen Kushtrim Prenga me Besar Spahiun dhe Nikolaos Malaj me Julian Xhafen, ndeshje te nje niveli të lartë, aty ku Prenga fitoi 9 me 7, ndërsa Xhafa 9 me 5 e në fund titullin e mori ky i fundit, i cili u shpall për herë të 6-të herë kampion kombëtar dhe disa herë fitues i Kupës së Shqipërisë, si dhe kampioni i parë shqiptar i bilardos në vitin 2002. /i.m /abcnews.al




Skip to toolbar