U shty për të tretën herë, a do të ketë sot vendim për Sali Berishën?

Më të fundit


Mesditën e sotme Gjykata e Posaçme pritet të shpallë vendimin mbi pranimin ose jo të kërkesës së SPAK për dërgimin në “arrest në shtëpi” të ish-kryeministrit Sali Berisha. Seanca në gjykatën e Posaçme do të mbahet në orën 12:00 ndërsa nuk dihet nëse GJKKO do të shpallë sot vendimin përfundimtar.

Vonesa e avokatëve të Berishës për të depozituar në gjykatë një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duket se do ta vërë sërish në pikëpyetje mundësinë e gjykatës për të shpallur vendimin.


Ndonëse seanca e së enjtës, e treta në radhë, u shty për t’i dhënë kohë avokatëve për të depozituar kërkesën, ajo nuk mbërriti në gjykatë deri në orën 16:00 të së premtes.

“Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarinë e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka”, njoftoi zyrtarisht Gjykata e Posaçme.

Kërkesa ende e padepozituar e avokatëve u artikulua fillimisht në seancën e së enjtes, ku ata pretenduan njëanshmëri nga gjyqtarja Gjoka.

Gjatë dy ditëve të fundit avokatët i kërkuan gjykatës procesverbalet audio të seancave, vendimet e ndërmjetme të gjyqtares Gjoka, por edhe vendimin e gjyqtares Rudina Palloi, që refuzoi një kërkesë të mëhershme për përjashtimin e Gjokës. Të gjitha këto, me pretendimin se do të mbështesnin kërkimin e tyre të ri.

Në këtë gjykim SPAK i kërkon gjykatës së Posaçme të caktojë mazën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj ish-km Sali Berisha, mbikëqyrjen policore gjatë kësaj mase dhe pengimin e komunikimit të tij me persona të tjerë, përveç bashkëjetuesve të tij.




Skip to toolbar