Protesta e zhvilluar sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së u shoqërua edhe me paraqitjen e disa kërkesave nga organizatorët dhe protestuesit.
Ndër kërkesat kryesore të artikuluara gjatë protestës ishte shfuqizimi i Gjykatës Speciale, si dhe mbështetja financiare për mbrojtjen juridike të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.
Katër kërkesat kryesore:
1-Shfuqizim e Gjykatës Speciale
2-Shkarkimin e ministres së drejtësisë Donika Gërvalla. Popullin nuk e keni mbrapa duhet të largoheni.
3-Mbështetje me fonde për mbrojtjen që u duhet krerëve të UCK për mbrojtjen e kombit tonë.
4-Angazhimin e ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë në mbrojtje të ushtarëve të UCK, sepse UCK jemi ne.
Gjithashtu u theksuar se protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK nuk do të ndalen.


