Tronditet Manchester City. UEFA: Jashtë Europës për dy vite dhe 30 milionë euro gjobë

CHAMPIONS LEAGUE


UEFA trondit botën e futbollit me vendimin kundër Mançester Sitit! Kampionët e Anglisë janë përjashtuar nga Europa për dy edicionet e ardhshme si dhe janë gjobitur plot 30 milionë euro nga qeveria europiane e futbollit. Gjithçka vjen si pasojë e hetimit të Trupës së Kontrollit Financiar (CFCB).

Në njoftimin e saj zyrtar, UEFA ndër të tjera shkuan: “Trupi i Kontrollit Financiar në UEFA (CFCB), i udhëhequr nga Hoze da Kunja Rodrigez, ka njoftuar ditën e sotme Mançester Sitin me vendimin përfundimtar për rastin në të cilin ai ishte bërë pjesë e hetimit të CFBC. Siti ka thyer rregulloren e Licensimit të UEFA-s dhe të Fair Playt Financiar duke mbingarkuar të ardhurat e sponsorizimit në llogaritë e tij dhe duke ndryshuar raportyet që ka sjellë në UEFA ndërmjet vitete 2012-2016. Gjithashtu klubi nuk ka bashkëvepruar me hetuesit. Ndaj Mançester Siti është përjashtuar nga veprimtaritë e UEFA-s për dy edicionet e ardhshme (2020/21 dhe 2021/22) si dhe është gjobitur me 30 milionë euro. Ankimimi i vendimit bëhet në KAS-in e Lozanës”.



Skip to toolbar