“Vaksinim apo infektim”, deputeti i PDK: Ç’po ndodh te “1 Tetori” në Prishtinë?

CORONAVIRUS


Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas tollovisë së shkaktuar tek salla “1 Tetori” në Prishtinë, për shkak të procesit të vaksinimit.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti të mbajë distancë, duke postuar një fotografi të turmës së të moshuarve që pop resin para sallës “1 Tetori”


“Vaksinim apo infektim – çka po ndodh te “1 Tetori” në Prishtinë? Qeveria e Kosovës përveç që dështoi të siguroi kontratë për blerje të vaksinave, po dështon edhe në menaxhim të vaksinimit të qytetarëve. Tollovia e krijuar të qendra e vaksinimit në Prishtinë është dështim në organizim me këto pak vaksina të pranuara donacion”, ka shkruar Haxhiu.

Po ashtu ai tha se kjo situatë po i rrezikon të moshuarit. “Ky kaos dhe parregullsi është situatë që po i rrezikon të moshuarit të cilët po kërkojnë shpëtim. #Mbaje distancën Albin”.




Skip to toolbar