Vaksinimi ndaj COVID-19, Rama inspekton Qendrën e Parë në ‘’Air Albania’’

AKTUALITET


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar ambientet e reja në ‘’Air Albania’’ që do të shërbejë si Qendra e Parë e vaksinimit ndaj COVID-19 në vend.

Qendra është në instalim e sipër teksa Shqipëria i ka siguruar 500 mijë dozat e para nga Pfizer dhe pret vetëm ardhjen e dërgesës për të filluar me vaksinimin.

Sipas Ramës, synohet që vaksinimi të fillohet para javës së tretë të janarit në Shqipëri, i cili është dhe afati i kontratës me kompaninë Pfizer.

Nga ana tjetër ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se qendra të tjera do të hapen paralelisht edhe në zona të tjera të Tiranës, ndërsa radhën më pas e kanë Vlora e Shkodra.

STATUSI NGA EDI RAMA #SHQIPËRIABUZËQESH – Në instalim e sipër Qendra e Parë e Vaksinimit anti-Covid19 në Air Albania Stadium
Së shpejti nisim vaksinimin e bluzave të bardha, që synojmë ta fillojmë më parë se sa afati kontraktual me Pfizer për javën e tretë të janarit, përmes punës intensive diplomatike në shumë drejtimee



Skip to toolbar