Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu bëri publike detaje tronditëse, ku deklaroi se serbët kanë hapur varret masive të shqiptarëve, madje iu kanë hequr atyre dhe organet.
Ai foli për raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, një raport ky i hartuar nga antropologu Mark Skinner, me anë të së cilit ngrihen dyshime serioze për heqjen e organeve të viktimave të viktimave që ishin marrë peng nga forcat serbe në Kosovë.
Ai ka thënë se varret masive janë hapur nga serbët dhe organet u janë hequr shqiptarëve të vrarë.
“Janë zhvarrosur nga serbët dhe janë dërguar në varrezat e Batajnicës, atje menjëherë pas vitit ’99, ekspertët serbë i kanë hapur këto varreza vetë, pa prezencë të tjetër kujt.
Në raportin e Mark Skinner thuhet se ka dëshmi për 82 persona të cilëve mund t’ju jenë larguar organet”.
Ndërkaq Gërxhaliu theksoi se që nga periudha e pas-luftës për rreth 21 vite deri tashmë ka shkuar në Serbi rreth 420 herë për mbledhjen e eshtrave të të humburve.
