Vatër e re zjarri në qarkun e Kukësit/ Shpërthejnë minat e mbetura nga lufta e Kosovës, forcat ushtarake në terren

AKTUALITET


Edhe nje tjeter vater zjarri eshte aktivizuar ne Qarkun e Kukesit. Vatra e zjarrit u shfaq gjate pasdites ne vendin e quajtur Firza e Qemës ne fshatin Kishaj te bashkise Has. Zjarri ka perfshire masivin pyjor te ketij fshati ne nje terren tejet te veshtire dhe ne distance te larget nga rruget automobilistike. Mesohet se jane nisur ekipet e sherbimit zjarrfikes te bashkise Has bashke me punonjesit e sherbimit pyjor ndersa era po favorizon perhapjen e tij.

Nderkohe ne dy vatrat e tjera aktive te Zogajve ne Tropoje dhe Letaj te Hasit po punohet per izolimin e tyre. Sipas burimeve ne vendngjarje jane rreth 200 forca prej te cilave 100 i perkasin ushtarakeve Komando ndersa pjesa tjeter zjarrfikes dhe punonjes te tjere te angazhuar. Ne anen e Tropojes zjarri eshte izoluar dhe po mbahet nen kontroll pergjate nje distance rreth 12 kilometra nga Zogaj ne Zherke nga rreth 30 km perimeter qe mendohet te kete kjo vater zjarri. Ne anen e Hasit ne fshatin Peraj ne kufirin me Gjakoven zjarri ka shperthyer disa mina luftarake, prezenca e te cilave mendohet te jete qe prej luftes ne Kosove ne vitin 1999. Nxitur nga kjo situate, punonjesit e sherbimeve zjarrfikese dhe te tjere te angazhuar per shuarjen e kesaj vatre kane nderprere punen duke i lene vendin forcave ushtarake, te cilat do te monitorojne ne menyre te specializuar. Vatrat jane aktive e qe po ndihmohen jo vetem nga temepeaturat e karta dhe thatesira por edhe nga ererat e forta te kesaj zone. Per momentin vatrat e zjarrit nuk rrezikojne banesat e fshatrave perreth. Ndryshe nga nje dite me pare sot nuk ka patur mbeshtetje nga ajri.



Skip to toolbar