Vdekja e Papës, ndalon fushata/ Të shtunën ditë zie. Varroset Françesku. Politika në Vatikan

Më të fundit


Qeveria ka shpallur ditë zie kombëtare të shtunën e 26-prillit në shenjë mirënjohje dhe respekti për Papa Francëskun, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjecare.

Në të gjitha institucionet shtetërore do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Po ashtu, të shtunën asnjë nga subjektet politike nuk mund të zhvillojnë takime elektorale.

Ndërkohë, jo zyrtarisht mësohet se në ceremoninë e përcjelljes së Papës, do të marrë pjesë edhe presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama.

Më  21 shtator 2014, Papa Francesku preku për herë të parë tokën shqiptare, duke e cilësuar ate, si shembull të rradhë të bashkëjeteses dhe tolerancës fetare.



Skip to toolbar