Vdes 18-vjeçari, 3 makina bëhen copash në Fier-Lushnje. Dy të plagosur

AKTUALITET


Një 18 vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnje. Tre makina janë përplasur në rrugë e për pasojë një 18 vjeçar ( pasagjer) ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Mësohet se një makinë e tipit Benz me drejtues një 22 vjeçar me inicialet M.SH është përplasur me dy makina të tjera, me një tjetër Benz që drejtohej nga një 31 vjeçar B.Sh dhe më pas me një makinë të tipit Jaguar me drejtues 33 vjeçarin me inicialet G.Q.

Nga përplasja ka humbur jetën 18 vjeçari K.SH i cili ndodhej në makinë me autorin e aksidentit, ndërkohë që dy drejtuesit e makinave të tjera janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate dhe dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara. Më poshtë keni informacionin nga policia.

Njoftimi i policisë:

Sot pas mesnate në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje.(pasagjerë në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi M.Sh).

Gjithashtu dëmtime kanë marë edhe dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit M.Sh dhe G.Q të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Skip to toolbar