Veliaj: Basha nuk frymëzon as për punë, as për protesta

POLITIKË


“Basha nuk frymëzon më askënd për të mbledhur njerëz rreth vetës, pasi ai nuk ka bërë kurrë asgjë për vendin” dhe kjo për Veliajn është arsyeja se pse opozita nuk po zhvillon dot protestat e radhës edhe pse ka që në gusht që paralajmëron së do t’i nis ato në fillim të shtatorit. Veliaj tha se Basha është një person që flet vetëm për veten e tij dhe se nuk mendon kurrë për të bërë një vepër që do t’u shërbejë qytetarëve dhe të mbahet mend nga ato.

Nga studio e Real Story të gazetarit Sokol Balla, që startoi sezonin e ri në News 24”, Veliaj foli edhe për djegien e mandatave të opozitës duke thënë se mori në qafë deputetët dhe kryebashkiakët, që sot janë bërë pishman që e dëgjuan.

Po të kishte Basha një punë të suksesshme në bashki do ja kishim dëgjuar zërin. Por nuk bëri një shkollë të vetme, nuk mbolli një pemë. Basha ka gjithë gjithë jetën që flet për veten e vetë,  dhe kushdo që e dëgjon mendon: Po kur do flasë njëherë për mua? Mirë kjo po mori në qafë dhe të gjithë deputetët e tjerë.

Kur ti je një udhëheqës  i  beson verbërisht atij dhe kur i thua fillimisht mos u regjistroni në zgjedhje, pastaj mos votoni, pastaj mbajini zyrat mbyllur, kjo ka bërë që deputetët të jenë bërë pishman ashtu si kryetarët e bashkive. Fakti që nuk ka protesta është se Basha nuk frymëzon askënd dhe e dinë që nuk do të bëjë asgjë për vendin.” u shpreh Veliaj.

Ndërsa për analistin Gjekmarkaj, Basha ka bërë një punë brilante me denoncimet, edhe pse nuk ka qenë i tillë në ide. “Basha me denoncime ka qenë brilant, mbase s’ka qenë i tillë në ide. Ai flet për njerëzit, kur denoncon koncesionet skandaloze të rrugëve.

Arben Skënderi, zgjodhi të fliste për punën në bashki të Bashës në vend të aksionit të tij politik. Skënderi, i cili ka punuar në Bashkinë Tiranë kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha, tha se ai la shumë projekte mbi tavolinë dhe i hyri Tiranës me themel.

The një mori gjërash për Bashën. Kam punuar dy vite me të, kam parë çfarë punësh nën rrogoz janë bërë në të gjitha lagjet e Tiranës dhe sa projekte janë lënë në tavolinë, kur kemi ikur. Për dy vitet e tjera u bllokua buxheti. Ti japim Cezarit çfarë i takon. I hyri Tiranës me themel. Jeni për t’u marrë shembull se si marketoni çdo lloj guri.” tha Skënderi /RealStory



Skip to toolbar