Veliaj mbetet në burg/ Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën për ndryshim mase

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për revokim mase.

Veliaj është akuzuar për vepra penale, atë të “korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”.

Gjithashtu nga gjykata u rrëzua edhe kërkesa e biznesmenit Elman Abule, i cili aktualisht ndodhet në “arrest shtëpie”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.



Skip to toolbar