Deklarata në Real Story, Gjekmarkaj: Meta të japë dorëheqjen

Më të fundit


Zgjedhjet e 30 qershorit pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili ka legjitimuar pavflefshmërinë absolute të dekretit të Metës për shtyrjen e tyre, me një vendim unanim pesë me zero, ka qenë kryefjala e emisionit Real Story të Sokol Ballës në Vizion Plus, që ka sjellë debate të forta mes të ftuarve në studio. Këtë të enjte të ftuar në studio ishin Astrit Patozi, Idajet Beqiri dhe analistët Skënder Minxhozi e Arion Sulo, ndërkohë që në lidhje direkte nënkryetari i KQZ Denar Biba.

Idajet Beqiri, i cili ka qenë edhe personi që kishte kërkuar çregjistrimin e partisë së tij pas dekretit të presidentit, por që kjo kërkesë u rrëzua nga Kolegji Zgjedhor deklaroi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor, ishte një humbje, por që u kthye në një fitore, pasi shqiptarët e kanë më të qartë tani situatën juridike. Megjithatë, Arion Sulo nuk pati të njëjtin qëndrim, pasi mori në mbrojtje dekretin e Presidentit për 30 qershorin, duke deklaruar se “pasi për mua është në fuqi, pavarësisht atyre qyqarëve që kanë dhënë atë vendim”.


Edhe Gjekmarkaj mbështeti Sulon, por deklaroi se pas këtij vendimi Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen. Pas kësaj që i ka ndodhur Ilir Metës, duke mos u marrë në konsideratë Kushtetuta, nesër e pas është një President qesharak,  nëse rri në atë post. Nesër në orën 8 duhet t’ia kursej analizat”, deklaroi Gjekmarkaj.

Kurse Minxhozi e lexoi vendimin si një dështim të opozitës për nismën që ndërmori më 16 shkurt “Në fund të ditës, opozita nuk arriti  dot të krijonte një ngjarje kombëtare. “Kishte planifikuar që në Prill-Maj, që të destabilizonte qeverisjen deri në pikën e largimit”, tha Minxhozi.

Ndërsa nënkryetari i KQZ, Denar Biba tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor, është një lehtësim personal në pikëpamjen profesionale, ndërsa i pyetur nga Sokol Balla se nëse vendimi do të ishte ndryshe si do të kishte vepruar, ai la të kuptohej se kishte menduar dhe dorëheqjen.

Astrit Patozi deklaroi se dekreti i Metës ishte vendim i qartë politik dhe se ne nuk e ndajmë dot juridikisht, pasi ne jemi palë. “Partia që unë përfaqësoj nuk ka pasur asnjë problem me datën, 30 qershori për ne nuk ka problem. Institucionet e shtetit shqiptar kush janë kur partitë zihen. Sot ka folur Kolegji Zgjedhor, me gjithë përçmimin që mund të kemi për kolegjin apo gjyqtarët, unë nuk e kam për vete, por ata mbajnë përgjegjësi për vendimin që kanë marrë”, ka deklaruar Patozi.

Të ftuarit e Sokol Ballës komentuan edhe qëndrimin e Bashës në deklaratën që bëri mbrëmjen e së enjtes. Patozi tha që “Lulzim Basha nuk  kërkon që të ketë një date tjetër zgjedhjesh, por kërkon që të mos ketë  zgjedhje fare. Ndërsa Gjekmarkaj deklaroi se deri dje Basha ka pasur në diskursin e tij se nuk do të ketë zgjedhje, ndërsa sot nuk e përmendi këtë togfjalësh. “Pra ka një tërheqje të madhe në diskursin e tij, sikur ka një analogji me kohën e çadrës, ku u tha se nuk do të hyjë në zgjedhje dhe pas presionit ndërkombëtar, u tërhoq. Pra, nëse Basha ka rënë në presionin ndërkombëtar, kjo tërheqje do të ketë ndikim në diskursin politik”, deklaroi Gjekmarkaj.




Skip to toolbar