Video/ Dermaku “mur”, Lukaku shpëton Interin nga turpi

AKTUALITET


Pas Juventus, ishte radha e Interit të ndalej nga një ekip modest. Parma e mbrojtësit të kombëtares shqiptare Kastriot Dermaku i mori një pikë Interit në shtëpinë e këtyre të fundit. Candreva shënoi golin e parë për Inter në të 23` minutë, teksa topi i gjuajtur prej tij nga brenda zone, u devijua dhe nga mbrojtësi shqiptar, Kastriot Dermaku.

Megjithatë, Parama gjeti golin e barazimit me Karamoh që lëshoi një predhë nga jashtë zone në të 26`, duke rihapur lojën.  Miqtë nuk u ndalën me kaq, pasi ishte Gervinho që dyfishoi për Parmën në të 30`, pas një gabimi në mbrojtje të Interit.

Me nisjen e pjesës së dytë, skuadra zikaltër u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit. Për këtë mendoi sulmuesi belg, Lukaku. Ai shënoi në dy kohë pas një pasimi të Candrevas në të 51`, duke shpëtuar Interin nga humbja. Interi është në vend të dytë të Serie A me 22 pikë, një më pak se Juventus që kryeson me 23 pikë.

Ndërkohë, pavarësisht devijimit të topit, mbrojtësi i kombëtares shqiptare Kastriot Dermaku është vlerësuar me notë të lartë në këtë ndeshje. Param ndodhet në vendin e 7-të me 13 pikë, duke synuar që të arrijë kupat e europës këtë sezon.



Skip to toolbar