Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të videos së kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla. Pak momente pas publikimit të videos, selia blu me anë të një deklarate zyrtare e quan videon shokuese , ndërsa e cilëson kryebashkiakun si “Edi Rama i Bulqizës”.
Në reagimin e tyre, demokratët kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Allës, ndërsa sipas PD, Rama ka përgjegjësinë politike për përzgjedhjen e këtyre individëve. Po ashtu, PD kërkon ndjekje penale të Allës për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën.