Orët mësimore të humbura nga tërmeti, datat kur do të zëvendësohen

AKTUALITET


Nxënësit e sistemit para universitar do të zëvendësojnë orët e mësimit të humbura për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019 në ditët e tyre pushime. Konkretisht nxënësit e qarqeve të Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut, Krujës, Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës do të jenë në mësim disa ditë të shtuna në maujijn janra, shkurt dhe mars, për të rikuperuar orët e humbura të mësimit.

Lajmi është dhënë nga drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar dhe urdhri është firmosur nga drejtori Selman Hodaj.


Në Tiranë, Durrës, Vorë, Kurbin, Shijak, Krujë, mësimi do të zëvendësohet në datat 25 janar, 15 shkurt, 29 shkurt, 16 mars dhe 28 mars.

Ndërkohë në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Kamëz dhe Kavajë mësimi do të zëvendësohet më 25 janar, 29 shkurt dhe 16 mars.

Për shkak të dëmtimit të disa shkollave dhe panikut të përhapur nga tërmeti i 26 nëntorit, mësimi u pezullua në qarqet e prekura prej tij për disa ditë, orët e të cilave do të zëvendësohen në ditët pushim.




Skip to toolbar