Vidhet Kisha e Shën Thanasit në Korçë, hajdutët marrin gjithë paratë

AKTUALITET


Është grabitur gjatë natës Kisha e Shën Thanasit në Korçë. Autorët e grabitjes kanë marrë të gjitha paratë që ndodheshin në arkën e besimtarëve duke mos lënë asgjë për Kishën.

Grabitësit kanë thyer dyert e Kishës me qëllim që të futeshin brenda.

Përveç se është dëmtuar dera e kishës janë hapur dhe shkatërruar 4 arka të lekëve të besimtarëve dhe 1 arkë e qirinjve.

Policia po heton për ngjarjen për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Skip to toolbar