Vidhnin banesa, “Kasaforta” çon në pranga 3 grabitës në Tiranë

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona që akuzohen për grabitjen e banesave. Ata janë kapur teska kanë hedhur në lumin Erzen, në afërsi të Shijakut një kasafortë më para dhe bizhuteri të shtrenjta.

Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe një person i katërt.

Polica njofton se grabitja ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën ‘Sulejman Pitarka’. Në pranga kanë rënë E. J., 37 vjeç, banues në Tiranë, A. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë si dhe D.P., 33 vjeçe, banuese po në Tiranë. Ndërsa në kërkim në lidhje me këtë është shpallur në kërkim K. P., 30 vjeç,  banues në Tiranë.

Operacioni i koduar ‘Kasaforta’ është finalizuar orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërsa për të fshehur gjurmët grabitësit e kishin hedhur kasafortën e vjedhur në lumin Erzen.

Gjatë kontrollit të banesave të tyre Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë: 41 ora të ndryshme të markave të shtrenjta, katër çelësa special për hapje dyersh, një automjet me targa AC 525 T, 11 lima për pastrimin e çelësave special, dy leva për hapje dyersh, një sasi monedhash metalike të llojeve të ndryshme, shtatë telefona celular, një elektrik (elektroshot), një sasi bizhuterish të ndryshme.

Policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në grupin e grabitësve.

TiranëFinalizohet operacioni policor "Kasaforta"Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.2.Falë reagimit profesional dhe në kohë, zbulohet dhe goditet një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së banesave. Arrestohen në flgrancë 3 persona, 1 shpallet në kërkim dhe 1 ndiqet në gjendje të lirë. Sekuestrohen bizhuteritë, kasaforta, vlerat monetare, si dhe sendet e përdorura për të kryer vjedhjet.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, më datë 06.07.2019, rreth orës 19:00, kanë marrë njoftim se në rrugën “Sulejman Pitarka”, është vjedhur banesa e shtetasit Th. Q, ku kanë marrë një kasafortë, brenda së cilës kishte disa bizhuteri të shtrenjta dhe një sasi parash.Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për personat e dyshuar, shërbimet e Policisë të Kom. Pol. nr. 2 organizuan dhe finalizuan operacionin policor "Kasaforta", duke bërë të mundur evidentimin, zbulimin dhe goditjen e një grupi që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së banesave.Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:E. J., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, në bashkëpunim. A. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, në bashkëpunim. D.. P., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”.Si dhe u shpall në kërkim policor dhe po punohet per kapjen e shtetasit:K. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasja M. Gj., banuese në Tiranë, për veprat penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Moskallëzim i krimit”.Operacioni ka nisur paraditen e datës 07.07.2019 dhe është finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm me arrestimin e personave, si dhe me gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve të vjedhura.Policia ka bërë të mundur që në lumin Erzen, në afërsi të Shijakut, të gjejë kasafortën që autorët kishin hedhur në lumë për të humbur gjurmët, si dhe gjatë kontrollit të banesave të tyre Policia gjeti dhe sekuestroi në cilesinë e provës materiale sendet si më poshtë: 41 ora të ndryshme të markave të shtrenjta, katër çelesa special për hapje dyersh, një automjet me targa AC 525 T, 11 lima për pastrimin e çelësave special, dy leva për hapje dyersh, një sasi monedhash metalike të llojeve të ndryshme, shtatë telefona celular, një elektrik (elektroshot), një sasi bizhuterish të ndryshme.Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen edhe si autorë të vjedhjes së banesës së shtetasit E. Ç., ngjarje e datës 05.04.2019.Vijojn puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që dyshohet se janë kryer nga ky grup në vende të ndryshme në Tiranë.Materialet iu derguan Prokurorise së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gepostet von Policia e Shtetit am Montag, 8. Juli 2019


Skip to toolbar