Shfrytëzonte vajza për prostitucion dhe shiste kokainë, pranga pronarit të lokalit në Belsh

AKTUALITET


Policia ka arrestuar të hënën 43 vjeçarin Emond Çipllaka, banues në Fier, pronar i një lokal në Belsh, i cili akuzohet se shfrytëzonte vajza për prostitucion dhe shpërndante lëndë narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Liqeni” është arrestuar pronari i lokalit, Edmond Çipllaka dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 vajzat që ushtronin prostitucion. Policia gjithashtu njofton se janë sekuestruar 14.7 gr kokainë, një automjet, 6 celularë dhe një peshore elektronike.


Sipas policisë, përpos veprave të tjera, pronari i lokalit akuzohet edhe për fshehje të të ardhurave, pasi nuk ishte i pajisur me kasë fiskale gjatë ushtrimit të aktivitetit në lokal. Ndërkohë që vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Grupi u godit pas informacioneve nga qytetarët se në ambientet e lokalit shitej kokainë si dhe shfrytëzoheshin vajza të moshave të ndryshme për prostitucion.




Skip to toolbar