Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka bërë të tjera ndryshime në radhët e policisë në kuadër të rritjes së sigurisë në vend.
Drejtori i Policisë së Elbasanit, Altin Qato është larguar nga posti i tij dhe në vend të tij është emëruar Arjan Muça.
Altin Qato më parë ka mbajtur detyrën e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ndërsa Arjan Muça është shefi i Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit dhe njihet edhe si drejtuesi i operacionit që çoi në arrestimin e Dritan Dajtit.