Vizita e dytë në KZAZ 39, Kim: Do të shkojmë në disa qendra gjatë natës!

Më të fundit


Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vëzhguar për të dytën herë gjatë ditës së sotme procesin e numërimit në KZAZ Nr.39.

Në këtë qendër, numërimi ka ecur kryesisht me ritme të ngadalta dhe janë numëruar të paktën 20 nga 71 kuti votimi.

Në një postim në Twitter, Kim shkruan se i vjen mirë që shesh bashkëpunim mes numëruesve dhe stafeve të tjera.

Diplomatja amerikane bën të ditur se stafi i Ambasadës do të viziojë qendra të tjera gjatë natës, për t’u dhënë zemër atyre që “punojnë fort që votuesve t’u numërohen votat sa më shpejt.”



Skip to toolbar