Vjedhje, kanosje e drogë, shtatë të arrestuar brenda ditës në Elbasan

AKTUALITET


Nga vjedhje, tek përndjekje, kanosje e posedim droge, Policia e Elbasanit vë në pranga gjatë 24 orëve të fundit 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Policia ka arrestuar arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajta pa leje e armëve”, shtetasin

R. V., 77 vjeç, banues në fshatin Stravaj, Prrenjas. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe 7 fishekë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit

S. B., 25 vjeç dhe F. Q. 21 vjeç, të dy banues në fshatin Mjekës, Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi në një magazinë u kapën duke vjedhur pjesë metalike të një makinerie, të cilat u sekuestruan së bashku me mjetin tip Seat, me të cilin do të bënin transportimin e tyre.

Në pranga ka rënë shtetasi Xh. Gj., 39 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur e kanosur me fjalë, si dhe i ka thyer xhamat e lokalit një shtetaseje 30-vjeçare.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit N. B., 61 vjeç, banues në fshatin Dëshiran, Belsh dhe I. K., 28 vjeç, banues në Librazhd. Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.

Në flagrancë është kapur nga policia edhe shtetasi A. B., 24 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan 2 doza lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.



Skip to toolbar