Vladimir Putin pas rizgjedhjes: Përplasja Rusi-NATO, vetëm një hap larg Luftës së Tretë Botërore

BOTA


Presidenti rus Putin paralajmëroi Perëndimin të hënën se një përplasje e drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe aleancës ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja do nënkuptonte se planeti do ishte një hap larg Luftës së Tretë Botërore, por tha se duket e vështirë që dikush të dëshirojë një skenar të tillë.

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar krizën më të thellë në marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin që nga Kriza e Raketave Kubane e vitit 1962. Putin shpesh ka paralajmëruar për rreziqet e luftës bërthamore, ndërkohë  që  pohoi se kurrë nuk e ka ndjerë nevojën për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë.


Presidenti francez Macron muajin e kaluar tha se nuk mund të përjashtonte vendosjen e trupave tokësore në Ukrainë në të ardhmen, me shumë vende perëndimore që janë shprehur kundër kësaj gjëje, ndërsa të tjerët, veçanërisht në Evropën Lindore, shprehën mbështetje.

I pyetur nga Reuters në lidhje me komentet e Macron dhe rreziqet dhe mundësinë e një lufte midis Rusisë dhe NATO-s, Putin tha: “Gjithçka është e mundur në botën moderne”.

“Është e qartë për të gjithë se kjo do të jetë një hap larg Luftës së Tretë Botërore në shkallë të plotë. Unë mendoj se vështirë të jetë dikush  interesuar për këtë,” u tha Putin gazetarëve pas fitores në zgjedhjet presidenciale, më e thella në historinë ruse post-sovjetike.

Megjithatë, Putin shtoi se personeli ushtarak i NATO-s ishte tashmë i pranishëm në Ukrainë, duke thënë se Rusia e kishte interceptuar anglisht dhe frëngjisht që flitej në fushën e betejës.

“Nuk ka asgjë të mirë në këtë që kemi kapur, para së gjithash për ta, sepse ata po vdesin atje në fushën e betejës dhe në numër të madh,” tha ai.




Skip to toolbar